Aktualitet

Sezoni turistik, Tatimet paralajmërojnë aksionin në bregdet

Nisja e sezonit turistik ka bërë që organet tatimore të programojnë aksionin e kontrolleve përgjatë bregdetit. Drejtoria e Tatimeve paralajmëron të gjitha subjektet që të zbatojnë detyrimet ligjore, duke vënë theksin te lëshimi i kuponit tatimor, afishimin e çmimeve dhe regjistrimin e punonjësve, në të kundërt do të përballen me penalitete. Një tjetër aspekt ku do të përqëndrohet aksioni është edhe afishimi i çmimeve të produkteve si një masë kundër abuzimeve me turistët.