Aktualitet Sport

Sherr masiv në finalen e boksit në Shkodër/ Boksierë dhe tifozë zihen me grushte dhe karrige jashtë ringut.

Siç shihet edhe nga këto pamje, finalja e kampionatit kombëtar të Boksit ka degjenerua në dhunë.

Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.

Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës. Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni.