Dy persona mbetën të plagosur me thikë pas një sherri, në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë. Si pasojë e një konflikti për motive pronësie, Hiqmet Tola goditi vëllain dhe nipin. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë. Policia arrestoi autorin e dyshuar.