Aktualitet

Shirat shkaktojnë probleme në aksin Lushnje-Rrogozhinë

Shirat e fundit shkaktuan probleme në aksin Lushnje-Rrogozhinë ku prurjet e shiut mbushën rrugën me ujë. Niveli i lartë i tij vështirësoi kalimin e mjeteve. Edhe në fshatin Gosë e Vogël pati vërshim të ujrave, ndërsa në Rrogozhinë, shirat depërtuan në disa biznese. Shkak u bë mosfunksionimi i pusetave për tërheqjen e ujit.