Botë e Çuditshme

Shitet në ankand për këtë çmim veza “pothuajse krejtësisht sferike”!

Një vezë e blerë nga një supermarket u shit në ankand për 250 dollarë për shkak të një veçorie të pazakontë; formën e saj “pothuajse krejtësisht sferike”. Veza u gjet fillimisht në një dyqan ushqimesh në Ayr, Skoci dhe u ble nga banori Ed Pownell për 187 dollarë. Powell më pas ia dhuroi vezën Fondacionit Iuventas.

Grupi i bamirësisë e shiti vezën si pjesë e një ankandi për mbledhjen e fondeve në faqen e internetit 32auctions. Zyrtari i fondacionit Roz Rapp tha se ankandi mblodhi një total prej 6,250 dollarë për bamirësi. Ndërkaq, shkencëtarët thonë se mund të kenë gjetur përgjigjen e pyetjesh shekullore se cila është shfaqur më parë në tokë, pula apo veza, pas disa studimeve mbi organizmat prehistorikë të zbuluar në 2017. Misteri besohet se është zgjidhur tashmë pasi studiuesit shprehen relativisht të bindur se veza ka dalë para pulës.

Organizmi prehistorik i quajtur ‘Chromosphaera perkinskii’ i zbuluar në 2017 në sedimentet e Havait, kishte një ndarje qelizore të ngjashme me vezën. Kjo specie daton më shumë se një miliardë vjet më parë, që do të thotë para lindjes së kafshëve, sipas ekspertëve. Studimi i Universitetit të Gjenevës u publikua në revistën shkencore Nature dhe thotë se programe gjenetike të embrionit që zhvillohet nga veza e fertilizuar, kanë ndodhur para lindjes së kafshëve dhe si rrjedhojë kjo ka sjellë më pas “pulën”.