Që pas debutimit të filmit më të ri të “Joker” i portretizuar nga aktori i talentuar Joaquin Phoenix ka bërë që shumë njerëz të fiksohen pas skenave të ndryshme të tij.
Falë suksesit të jashtëzakonshëm që ky film pati në kinema, nuk kanë munguar as reagimet e publikut në rrjetet sociale, me krijimin e meme-ve apo të pamjes së Joker-it.
Por mesa duket fanatikët e tij kanë vendosur të mos ndalen me kaq. Shumë përdorues të rrjeteve sociale, kryesisht Instagram, kanë rikrijuar me anë të disa video-ve skenën, le ta quajmë ‘epike’ të Joker, ku ky i fundit kërcen teksa zbret shkallët.
Të veshur si protagonisti famëkeq, njerëz të ndryshëm janë duke publikuar video-t e tyre teksa bëjnë të njejtën gjë nën ritmet e këngës “Rock and Roll Part II”.
Kështu, shkallët e qytetit “Gotham” janë shndërruar në pikën më të re turistike për njerëzit.