Aktualitet

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë, në pranga 15 persona

15 persona  shtetas shqiptarë e kosovarë, të dyshuar për vjedhje, u arrestuan në Katalonja të Spanjës. E përditshmja spanjolle “El Periodico” shkruan se hajdutët e kryenin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në autostradën “La Jonquera” pranë Barcelonës. Kamerat e sigurisë përgjatë rrugës filmuan gjithçka. Të arrestuarit akuzohen për krim të organizuar, vjedhje, dhe falsifikim dokumentesh.