Sali Berisha me të ashtuquajturin Komisioni për Rithemelimin e PD, të ngritur nga vetë ai, kanë krijuar sërish një situatë të paprecedentë sot në selinë blu. Ata kanë mbërritur në seli për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ndërsa kanë shkelmuar derën e sallës së mbledhjeve për t’u futur brenda.
Mbledhja vjen vetëm një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Shqipëri për takimin e “Ballkanit të Hapur”.
Me të nisur mbledhja e komisionit, janë nxjerrë jashtë të gjitha mediat, ndërsa edhe kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje në një tjetër sallë.
Vijon ….