Një 37-vjeçar nga Vau i Dejës u prangos nga Policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Artur Ahmeti rezulton i arratisur nga burgu në Torino të Italisë, ku gjykohej për shfrytëzim prostitucioni. Ndaj tij tashmë rëndon edhe akuza “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.