Aktualitet

Shkodër, tritol makinës së një polici

Shpërthim tritoli në Shkodër. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në automjetin e policit Agim Bushgjoka. Makina ndodhej e parkuar pranë banesës së efektivit. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka, ende nuk ka një pistë.