Aktualitet Lajmet e fundit

Shkrirja e strukturave, FSDKSH: Ishin të fryra dhe jo efiçente!

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor reagoi lidhur me vendimin e sotëm për shkrirjen e strukturave. Përmes një njoftimi për mediat, Fondi sqaron se struktura e institucionit ishte tejet e fryrë dhe joeficente. Fondi thekson se procesin e ristrukturimit nuk cënohet shërbimi ndaj qytetarëve. FSDKSH-ja ka shkrirë disa struktura që monitorojnë rrjetin spitalor duke larguar nga puna 36 punonjës nga 54 në total. Punonjësit e larguar, specialistë me tituj dhe doktoratura, e konsiderojnë largimin si selektiv dhe pa transparence prandaj thane se do i drejtohen gjykatës.