Rajoni

Shkup-Athinë, nesër firma për emrin e ri të Maqedonisë

Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, pritet të firmoset nesër në Prespë nga kryediplomatët e Shkupit e të Athinës, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Me akordin e arritur u ra dakort për emrin “Maqedonia e Republikës së Veriut”. Ndërkaq, dokumenti nuk është pritur mirë në kampet opozitare të të dy vendeve. Në Maqedoni, VMRO-DPMNE/ja e cilësoi “kapitullim”, ndërsa në Greqi u dorëzua mocion mosbesimi për kryeministrin Aleksis Cipras.