Përfundoi në Shkup samiti i vendeve të rajonit i njohur si ”Procesi i Bërdo-Brioni”. Në samit morën pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi. Liderët ranë dakord që të mbështesin reformat dhe procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, si një trup i vetëm.