Aktualitet

“Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohet njëri nga turistët

Shpëtohet njëri nga dy turistët shqiptarë të rrëzuar në “Shpellën e Pëllumbasit”, mesditën e sotme, në Tiranë. Turisti 21-vjeçar, është nxjerrë nga gryka e kaninonit ku kishte rënë, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq personi i dytë ende nuk është gjetur pasi dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e tij.