Aktualitet

Shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja, ndërron jetë pas 3 muajsh në koma Arjan Kraja!

Arjan Kraja, punonjës i OSSH-së, ndërroi jetë pas tre muajsh në gjendje kome. Ai tregoi heroizëm të rrallë, duke shpëtuar jetën e dy fëmijëve që rrezikonin të mbyteshin në Velipojë gjatë sezonit turistik. Megjithëse arriti t’i shpëtojë, vetë pësoi dëmtime të rënda dhe për fat të keq, nuk arriti të rikuperohej.

Lajmi u konfirmua nga OSSH që për kolegun e ndarë nga jeta, ndau një postim prekës në rrjetet sociale.

Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grupi, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.