Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit në Shqipëri përllogaritet të kenë hyrë ilegalisht rreth 200 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme. Shumica prej tyre janë akomoduar në qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve në Babrru. Shqipëria është kthyer në një korridor të rëndësishëm për kalimin e refugjatëve, ndaj prej disa ditësh në vendin tonë kanë mbërritur 45 oficerë të Frontex-it, agjencisë europiane të kufijve, të cilët janë dislokuar në disa pika të kalimit kufitar.