Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak investime nga fondet e Bashkimit Europian për dy sektorët kyç të ekonomisë, transportin dhe energjinë. Nga të dhënat zyrtare për investimet që BE ka financuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga viti 1990 deri në 2017-ën, më shumë investime ka marrë Serbia, që në tre dekadat e fundit mori plot 5.3 miliardë euro. Këto janë fonde të ardhura si grante nga Bashkimi Europian ose si kredi të buta nga banka europiane e investimeve.