Aktualitet

Shqiptari më i fortë në Angli, dënohet me 6 vite burg

Jimmy Marku, i konsideruar si krenaria e komunitetit shqiptar në Angli pas pjesëmarrjes në garën “Britain’s Strongest Man” (Burri më i fortë në Angli), duke e fituar atë në vitin 2008, dënohet për trafikimin e njerëzve drejt Anglisë. Ai pranoi përpara gjykatës akuzat për futjen e 17 shqiptarëve ilegalisht në Angli, përmes një anije të vogël lundrimi në maj 2018. Gjykata tha se personat që ai futi ilegalisht në Angli ishin trafikantë droge. Ai u dënua me 6 vite burg.