Një 31 vjeçare shqiptare u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, pasi tentoi të shiste fëmijën e saj për 70 mijë euro. Ngjarja u shënua në Pavia. Nëna e re u martua në mënyrë fiktive me një avokat italian homoseksual, në mënyrë që të mos krijonte dyshime për foshnjen. Por pasi policia zbuloi transaksionet bankare, emigrantja shqiptare u detyrua të pranonte planin për shitjen e fëmijës së saj te çifti homoseksual.