Aktualitet

Shtohen dezertimet ushtarake, zbulohet arsyeja

Shënojnë rritje të ndjeshme, veprat penale ushtarake në 6 muajt e parë të 2018-s. Në Gjykatën e Tiranës janë dorëzuar, 4 çështje për dezertim dhe 10 për mosparaqitje në detyrë. Në një kohë që gjatë gjithë viti të kaluar, gjykata penale ka shqyrtuar vetëm 3 çështje penale ushtarake, 2 për mosparaqitje në detyrë dhe 1 për vjedhje të pronës ushtarake. Ekspertët thonë se kjo ka si shkak kryesor gjendjen ekonomike të ushtarakëve dezertues.