Shtohen rastet e shqiptarëve që bien pre e mashtrimeve, nga shtetas të huaj që vijnë nën petkun e biznesmenëve apo investitorëve. Rasti më i fundit i takon dy shtetasve gjeorgjianë, Davit Bakashvilli dhe Revazi Akobia, mashtruan duke i dhënë 150 mijë euro false pronarit të një zyre të këmbimit valutor në Tiranë. Përveç emrit dhe mbiemrit të shënuar në pasaportë, për ata nuk ka asnjë të dhënë tjetër, atësi apo vendbanim.