Aktualitet

Shtyhen me 3 muaj hetimet për ‘Eksobarin e Ballkanit’

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati edhe me tre muaj hetimet për Klement Balilin i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’. Zgjatja e hetimeve bëhet për shkak të hetimeve paralele në shtetin grek. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur edhe një letër-porosi autoriteteve greke në lidhje me Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim. Prokuroria kërkon të dhënat nga Greqia për mbylljen e procesit.