Aktualitet

Shtyhet për në 21 qershor vendimi për rihapjen ose jo të dosjes së Azem Hajdarit

Shtyhet për në 21 qershor seanca gjyqësore për Izet Haxhinë. I dënuari me 25 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit kishte kërkuar rihapjen e dosjes në Gjykatën e Tiranës. Pas ekstradimit nga Turqia, Haxhia kërkoi edhe ballafaqim me ish kryeministrin Sali Berisha, ndërsa sot akuzoi prokurorin Petrit Bica, si shërbëtor të tij.