Showbiz

Shuhet aktorja shqiptare Shpresa Bërdëllima

Arti shqiptar është në zi pas humbjes së një tjetër aktoreje shumë të dashur të publikut, Shpresa Bërdëllima.

E ndjera ndërroi jetën ditën e djeshme pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 60-vjeçare. Homazhet për aktoren e talentuar kanë nisur ndërkohë që kolegët e saj shprehën keqardhjen e tyre tek familjarët.

Ajo ka luajtur në dhjetra filma shqiptarë ku rolet më të spikatura janë:

-Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

-Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

-Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

-Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

-Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

-Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

-Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

-Flutura në kabinën time (1988)… Keti

Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.