Shuhet në moshën 85-vjeçare kineasti i njohur i filmit klasik si “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”, Robert Downey Sr. Artisti i njohur ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Nju Jork. Downey, i cili mbushi 85-vjeç muajin e kaluar dhe luftonte prej 5 vitesh kundër sëmundjes së Parkinsonit, ka interpretuar gjithashtu edhe në filmat “Boogie Nights”, “Magnolia” dhe “To Live And Die in L.A.”
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur djali i tij, aktori Robert Downey Jr., përmes një postimi në Instagram. Regjisori, aktori, producenti dhe shkrimtari ishte bashkëshorti i autores bestseller, Rosemary Rogers dhe babai i aktorit Robert Downey Jr.
U prefsh në paqe Bob D. Sr, 1936-2021. Natën e kaluar, babai ndërroi jetë pas viteve të durimit të sëmundjes së Parkinsonit .. ai ishte një krijues i vërtetë i filmave dhe mbeti jashtëzakonisht optimist gjatë gjithë vitit… Sipas llogaritjeve, babai dhe njerka ime ishin të martuar lumturisht për pak më shumë se 2000 vjet. Rosemary Rogers-Downey, ju jeni një shenjtore dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ju.
https://www.instagram.com/p/CRCJHb3FKvR/
Rikujtojmë, se Downey Sr. arriti sukses të hershëm gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, si shkrimtar dhe regjisor i filmave të pavarur, që ofruan komente mbi epokën dhe kontribuan në lëvizjen e kundërkulturës.
Pasi mori vëmendje për vepra të tilla si “Balls Bluff” të vitit 1961 dhe “Babo 73” të vitit 1964, profili i kineastit u ngjit me publikimin e vitit 1969 të “Putney Swope”, një koncept satirik në industrinë e reklamave të New York City.