Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare Luis Suarez Miramontes, legjendë e futbollit dhe i vetmi spanjoll i lindur në Spanjë që ka fituar Topin e Artë. Spanjolli, i cili la fillimisht gjurmë te Barcelona, luajti në Itali midis 1961 dhe 1973 me Interin dhe Sampdorian. Pikërisht në ekipin gjenoves përfundoi karrierën si futbollist, para se të niste si trajner. Lajmin e dha i pari klubi i Interit, ku ai kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij. Ata shkruajtën:
Një talent unik dhe një tifoz i madh i Interit. Numri 10 i Interit të Madh që i çoi ngjyrat tona në çatinë e Italisë, Evropës dhe botës. Nëse nuk dini çfarë të bëni, jepini topin Suárezit. Lamtumirë Luisito!
Spanjolli ishte një futbollist i Barcelonës për s7 sezone dhe fitoi 2 Liga spanjolle, dy kupa spanjolle dhe Topin e Artë (1960). Për plot 9 sezone veshi fanellën zikaltër, duke fituar tre tituj të Serisë A, dy Kupa Evropiane (Champions). Karrierën si futbollist e përfundoi te Sampdoria, para se të niste si trajner.