Aktualitet

Shuhet në një moshë shumë të re aktorja dhe modelja e njohur!

Aktorja e njohur koreane Kim Mi-soo ka ndërruar jetë papritur në moshën 29-vjeçare. Ylli i ekranit koreano-jugor, që luajti në serialin “Snowdrop” të Disney +, ndërroi jetë të mërkurën duke e lënë familjen në shok dhe pikëllim.

Agjencia e saj, “Landscape”, në një deklaratë të bërë të mërkurën tha se:

Kim na la papritur më 5 janar. Familja e të ndjerës aktualisht është shumë zemërthyer nga ky lajm. Kërkojmë sinqerisht të përmbaheni nga krijimi i thashethemeve apo raportimeve spekulative.

Kim ishte e njohur për punën e saj në “Lipstick Revolution” dhe “Kyungmi’s World”. Ajo u shfaq gjithashtu edhe në dramën “Hi Bye, Mama!” Aktorja e njohur gjithashtu pati një karrierë të suksesshme si modele.

Kim Mi-soo njihet më së shumti për rolin e saj në filmin “Snowdrop”, i cili ndjek një histori dashurie mes dy studentëve të universitetit. Para vdekjes së saj, shtatë nga 16 episode ishin transmetuar dhe xhirimet kishin përfunduar tashmë. Kim gjithashtu kishte filluar xhirimet e dramës së titulluar “Kiss Six Sense” të Disney+. Së fundmi u raportua se drama anuloi xhirimet e planifikuara pas lajmit për vdekjen e saj.