Shuhet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori i njohur amerikan, Ned Beatty. Artisti njihej kryesisht për rolet e tij në filmat si “Deliverance” dhe “Supermeni”.
Menaxheri i tij tha për mediat e huaja se:
Ned vdiq nga shkaqet natyrore të dielën në mëngjes, i rrethuar nga familja dhe të dashurit e tij.
Familja e aktorit ka deklaruar se nuk duan të japin shumë detaje për publikun në lidhje vdekjen e aktorit dhe kërkuan nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e tyre. Roli i parë i Beatty, me të cilin fitoi vëmendjen e të gjithëve ishte në filmin e vitit 1972, “Deliverance”, si një nga katër burrat nga Xhorxhia që shkojnë në një udhëtim tronditës me kanoe.

Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në filmat e njohur si ‘Supermen’ dhe ka dubluar filmat e animuar ‘Rango’ dhe ‘Toy Story 3’. Edhe televizioni ishte një terren shumë i njohur për aktorin i cili ishte i ftuar në shumë shfaqje të njohura si ‘Gunsmoke’, ‘MASH’, ‘Hawaii Five-O’, ‘The Rockford Files’, ‘The Streets Of San Francisco’, ‘Highway To Heaven’, ‘It’s Garry Shandling’s Show’.

Rikujtojmë, se Beatty ishte i martuar katër herë dhe ka 8 fëmijë: katër fëmijë me gruan e tij të parë Walta Abbot, dy nga martesa e tij me Belinda Beatty dhe dy nga gruaja e tretë Dorothy Lindsey.