Shuhet në moshën 91-vjeçare regjisori dhe producenti i famshëm i Hollywood-it, Richard Donner. Ai ishte i njohur për filmat e tij si “The Goonies”, “Leathon Weapon” dhe “Superman”. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij në një deklaratë për “Fox News”, duke shtuar se ai ndërroi jetë ditën e hënë. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Lindur si Richard Donald Schwartzberg në Bronx, Richard është i diplomuar në biznes dhe teatër. Ai e nisi karrierën si aktor, por arriti të rikthehet në një nga regjisorët më të popullarizuar pasi krijoi filmat “Wanted: Dead or Alive”, “The Twilight Zone”, “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “The Fugitive”. Sa i përket jetës private, Donner ka qenë prej vitesh i martuar me Lauren Shuler.

Një nga pikat kryesore të karrierës së ndritshme të artistit përfshinte serialin “Leather Weapon” në 1987, ku luante Mel Gibson dhe Danny Glover. Ylli amerikan ka lënë pas bashkëshorten Shuler Donner.
