Fashion

Shumë pak e dinë, sekreti i modës në Paris!

Në zemër të Parisit, ekziston një sekret i modës që pakkush e di. Brenda hotelit legjendar Ritz ndodhet një suitë e veçantë, “Coco Chanel Suite”, e cila për 34 vjet ishte shtëpia e vërtetë e stilistit legjendar. Ky vendstrehim ekskluziv, sot i ndodhur në katin e poshtëm (suite 202) me pamje nga Place Vendôme një objekt i mrekullueshëm, nuk ishte thjesht një vend për të qëndruar apo për të fjetur, por një atelie e vërtetë krijuese.

Chanel hynte në atelie në mënyrë sekrete përmes hyrjes së stafit. Një veprim që tregonte se e ruante me aq shumë fanatizëm krijimtarinë e tij. Ridizajnimet e Chanel ende ruajnë bukurinë si në fillime. Kristalet e çmuara, paleta e pagabueshme e ngjyrave bezhë, e zezë dhe e bardhë vazhdojnë të identifikojnë këtë markë ikonë të modës.

Ndërkaq, rikujtojmë se marka e modës italiane, Prada po shqyrtonte blerjen e markës Versace, raportoi e përditshmja Il Sole 24 Ore të premten. Sipas raportit, shtëpia luksoze po punon me këshilltarin Citi për të vendosur nëse do të vazhdojë me një marrëveshje, duke u mbështetur në spekulimet e tregut. Pronari i Versace, Capri Holdings Ltd, ka angazhuar Barclays për të shqyrtuar opsionet dhe markat e tjera në portofolin e tij, si Jimmy Choo, thuhet në raport. Ky veprim vjen pas një tentimi për një bashkim prej 8.5 miliardë dollarësh midis Capri dhe Tapestry, Inc, që u anulua pas një urdhri gjykate për ta ngrirë atë për shkak të çështjeve rregullatore.