Bota Botë e Çuditshme

Si mbijetoi 8-vjeçari për pesë ditë në parkun e rrezikshëm të mbushur me luanë…

Një vogëlush që u zhduk në një rezervat pyjor tropikal në veri të Zimbabve, shtëpia e kafshëve të rrezikshme si luanët dhe elefantët, mbijetoi për pesë ditë duke ngrënë fruta dhe duke pirë ujë në puse. Sipas The Metro, Tinotenda Pundu ishte larguar nga fshati i tij në veri të Zimbabve më 27 dhjetor dhe kishte humbur. Ai u gjet rreth 50 km larg pesë ditë më vonë, në Parkun Kombëtar Matusadona, i dobët dhe i dehidratuar, por i gjallë.

Djali ishte larguar nga shtëpia, kishte humbur dhe pa vetëdije ishte nisur drejt parkut të rrezikshëm. Pas 5 ditësh të gjata e të mundimshme, ai është gjetur i gjallë nga rojet. Parku i Matusadona ka rreth 40 luanë. Në një moment, ai kishte një nga dendësitë më të mëdha të popullsisë së luanëve në Afrikë.