Celebrities Gossip Showbiz

Si në përralla, martohet Princesha e Lihtejnshtajnit!

Princesha Marie Caroline e Lihtenshtajnit u martua me Leopoldo Maduro Vollmer në Vaduz. Princesha 27-vjeçare, mbesa e Princit Hans-Adam II, u përshkrua nga tabloidi zviceran Blick si “princesha më e pasur e Evropës”. Ajo u martua me 34-vjeçarin Vollmer, një menaxher investimesh nga Venezuela, në Katedralen e Shën Florianit.

Festimi vazhdoi në rezidencën madhështore të familjes. Shtëpia mbretërore e Lihtenshtajnit konsiderohet jashtëzakonisht e pasur për shkak të pronave dhe aksioneve të saj në banka dhe pylltari. Principata e trashëguar në zemër të Alpeve mbulon vetëm 160 kilometra katrorë dhe është shtëpia e 40,000 njerëzve.