Botë e Çuditshme

Si të keni ndriçimin perfekt gjatë fotove në vende të mbyllura?!

Ditët e sotme, me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale, fotografitë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Por, për të patur sa më shumë fotografi të bukura, ju duhen disa gjëra, ndër të cilat përfshihet edhe ndriçimi i mirë. Për të gjithë ata, që e vuajnë problemin e ndriçimit gjatë bërjes së fotove në vende të mbyllura, ne kemi zgjidhje për ju!

Gjithçka lidhet me dritaret

Fotot brenda në ndërtesa kanë një problem kryesor, mungesën e ndriçimit dhe pa një ndriçim të mirë, fotot tuaja nuk do të jenë kurrsesi perfekte. Kështu që çfarë të bëni?! Fotografët sugjerojnë të përfitoni nga ndriçimi natyral duke hapur dritaret. Një ndriçim i mirë mëngjesi, apo një rreze e artë dielli, pa diskutim që do t’i bëjë fotot tuaja të mrekullueshme.

Fikini dritat

Ndriçimi natyral është shumë i rëndësishëm, mirëpo, ju duhet të fikni dritat në shtëpinë apo studion ku po fotografoheni. Dritat elektrike prodhojnë ndriçim që nuk përshtatet më atë natyrale, duke mos ju mundësuar kështu foton perfekte. Duke fikur dritat, fotoja juaj do të duket natyrale dhe pa asnjë efekt.

Përdorni një pasqyrë

Pasqyra është një tjetër opsion i mrekullueshëm për të kontrolluar dritën, tepër thjesht, duke vendosur një pasqyrë në dritare. Por ndërsa bëni foton, tregoni kujdes mos shfaqet reflektimi juaj në pasqyrë.

Përdorni perdet

Nëse drita nuk është e mirë, ju do të keni hije të padëshiruara në fotot tuaja. Ndaj, ju duhet të përdorni perdet. Lërini ato të zënë dritaren, pasi drita natyrale do të jetë, por jo tepër e fortë. Ndërsa nëse perdet janë më të trasha, mbuloni vetëm njërën pjesë të dritares.