Live From Tirana

Silvana Bushati: “Jam tradhtuar nga bashkëshorti, por ishim të rinj…“

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Silvana Bushati. Ajo ka folur më shumë mbi rëndësinë që ka seksi në një martesë, por jo vetëm. Silvana ka ndarë dhe disa detaje personale nga jeta e saj…

Ke dyshuar ti ndonjëherë për tradhti tek partneri?

Unë jam tradhtuar nga partneri aktual dhe nuk më vjen aspak keq ta them. Por këto kanë qenë në fillimet tona dhe ne ishim të rinj, i dimë këto aventurat në moshë të vogël…

Si e zbulove?

Unë edhe tani them që mos më bëj të futem si SPAK-u, sepse diçka do zbulosh. Por më mirë është që të mos mësosh asgjë. 

Për sa kohë e fale?

Asokohe gati gjashtë muaj kemi ndenjur të ndarë pastaj jemi rikthyer.