Lifestyle

“Sindroma e Parisit”, momenti kur ju kuptoni se nuk është ashtu siç e kishit imagjinuar…

“Sindroma e Parisit” është një gjendje psikologjike reale ku turistët, veçanërisht ata nga Japonia, përjetojnë tronditje, ankth ose simptoma fizike kur Parisi nuk përputhet me pritshmëritë e tyre romantike. Kjo ndodh për shkak të dallimeve kulturore, lodhjes dhe kontrastit të ashpër midis fantazisë që shitet nga mediat dhe realitetit të një qyteti të ngarkuar dhe jo perfekt. Kjo është një kujtesë që asnjë destinacion nuk mund të përputhet me fantazitë e filtruara. Vendet reale janë njerëzore, kaotike, por përsëri të bukura.

Sipas statistikave të reja nga Airbnb, kërkimet për udhëtime mes të rinjve janë rritur me 26% këtë vjeshtë dhe destinacioni më i kërkuar i tyre është Parisi. Tashmë që jemi futur mirë në dhjetor është koha ta pranojmë: vera ka mbaruar. Kjo sjell me vete temperatura më të freskëta dhe ditë më të shkurtra, por nga ana tjetër nënkupton edhe udhëtime më të lira dhe më pak të vrullshme. Një lajm i mirë, sidomos për udhëtarët e rinj, që zakonisht janë më të kujdesshëm ndaj buxhetit. Një sondazh i Focaldata tregoi se 80% e të anketuarve nga Brezi Z thanë se përballueshmëria është faktor kyç në zgjedhjen e destinacionit.

Airbnb jep përgjigjen: është kryeqyteti francez që ka rrëmbyer kurorën si destinacioni më i preferuar këtë vit për të rinjtë. Dhe kjo ka kuptim: më pak turma, çmime më të ulëta për akomodim dhe transport. Eshtë koha e duhur për ta shënuar Parisin në listën e dëshirave. Nuk është vetëm transporti dhe qëndrimi që bëhen më të përballueshëm në këtë sezon. Ka edhe një mori eksperiencash tipike pariziene që mund të shijohen me më pak se 100 dollarë për person.

Disa shembuj? Mund të mësoni sekretet e pastiçerisë franceze me vetë Matthieu, shefin dhe pronarin e shkollës së njohur të gatimit Maison Fleuret. Në një kuzhinë private, ai do t’ju udhëheqë hap pas hapi për të krijuar ëmbëlsirën perfekte të mbushur me praline. Një përvojë e shijshme, në kuptimin e plotë të fjalës.