Aktualitet

Situata politike në Shqipëri, reagon zyrtari gjerman

Numri dy i partisë së Kancelares Angela Merkel në CDU/CSU, Johann David Wadephul ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave. “Duket qartë se Gjermania nuk është e kënaqur, ende nuk janë plotësuar kushtet që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji”, thotë Wadepul. Ai shtoi se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, dhe në rrjetë kanë rënë vetëm peshqit e vegjël.