Rajoni

Sofje, Thaçi shprehet optimist për përmbylljen e dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi gjatë qëndrimit të tij në Sofje të Bullgarisë se ka pajtueshmëri me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për përmbylljen e dialogut me një marrëveshje ligjore. “Nuk do të jetë proces i lehtë për Kosovën, as për Serbinë. Gjithashtu nuk do të jetë 100 %, më e mira për të dyja vendet. Por me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi Thaçi.