Rajoni

Sofje, Vuçiç: Kam marrë një plan të Perëndimit për Kosovën!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç konfirmoi nga Sofja, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, se ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Ne e kemi një plan, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, shtoi Vuçiç.