Vijon ende numërimi i votave në Bashkinë e Tiranës, në Kukës dhe Malësi të Madhe. Në Tiranë dhe Malësia e Madhe PS ka siguruar fitoren, pasi diferenca është shumë e thellë dhe votat në kutitë e mbetura nuk mund të ndikojnë në rezultat. Në Kukës, kandidati i PS është në favor me 10% para.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në shtatë bashki Pukë, Kavajë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA. Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.
Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”. Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.
Pak ditë më parë, në faqen tonë të web-it ngritëm një sondazh ku pyetëm qytetarët se kush mendonin ata se do të fitonte më shumë kandidatë në zgjedhjet lokale. Përgjigjet ishin këto: 62% votuan për Partinë Socialiste, 24% për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe 14% për Partinë Demokratike.
Nga ana tjetër, kemi ngritur një sondazh të ri ku mund të jepni mendimin tuaj. A mendoni se në fitoren e Benet Becit në Shkodër ka ndikuar dhe Luiz Ejlli? Votoni duke dhënë mendimin tuaj në këtë link.