Ambasadori i BE-së në Tiranë nuk pranoi të komentoi vendimin e Gjykatës për Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm. Duke kujtuar detyrën e tij të mëparshme si prokuror, Luigi Soreca tha se duhej më parë të lexonte dosjen para se të flasë për të. “Më parë duhet të shoh vendimin e zbardhur pasi si ish prokuror duhet ta lexoj atë dhe më pas të jap një deklaratë” u shpreh përfaqësuesi diplomatik i BE-së për gazetarët. Saimir Tahiri u dënua me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre.