Sport

Sot përballja Shqipëri-Lituani, ndeshja transmetohet në Supersport

Sot në orën 18:00, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit përballet me Lituaninë në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të rreshtohen me skemën 3-5-2, por duke i dhënë sërish besim treshes Gjimshiti, Dermaku e Kumbulla në mbrojtje, e gjithashtu kapitenit Berisha në portë.

Risitë e Rejës janë krahët e mesfushës, aty ku në të djathtë pritet të debutojë Albi Doka, ndërsa në të majtë ka balotazh mes Memollës e Lenjanit.

Mbrojtësi që u shpall kampion me Tiranën në sezonin e fundit dhe prej pak muajsh luan në Kroaci me HNK Goricën, ka një shans të artë, teksa zëvendëson Veselin. Në seancën e fundit në “LFF Stadium”, trajneri Reja kuqezi konfirmoi në mesfushë treshen Abrashi-Bare-Kallaku.

Lojtarët dhe stafi kanë arritur në Lituani ku edhe janë akomoduar, dhe sot zhvillohet një seancë e lehtë stërvitore e udhëhequr nga tekniku Reja. Gjë interesante është radhitja tabelare ku të gjitha ekipet e grupit të 4 kanë të njëjtat pikë me njëra tjetrën, respektivisht secila ka nga katër pikë.