Sport

Turqia i tha lamtumirë Botërorit, Hakan Calhanoglu bën ‘mea culpa’: Unë jam përgjegjësi i parë, tani të ringrihemi

Pas eliminimit të Turqisë në Botërorin 2026 që në fazën e grupeve të kompeticionit, Hakan Calhanoglu iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë një mesazh tifozëve turq përmes një postimi shumë të gjatë.

Në mesazhin e tij kapiteni i përfaqësueses turke në këtë postim të tij kërkoi ndjesë për rezultatet zhgënjyese të skuadrës në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik

‘Sot ka shumë për të thënë, por asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë zhgënjimin dhe dhimbjen që po ndjej-shkruante Hakan Calhanoglu-prej kohsh ëndërronim këto ditë. Donim të përfaqësonim vendin tonë sa më mirë në Kupën e Botës, t’i dhuronim popullit tonë një krenari të paharrueshme. Për fat të keq nuk ia dolëm. Çdo ditë kam ndjerë sa e madhe është krenaria dhe përgjegjësia kur vesh këtë fanelë. Dhe sot, si kapiten i kësaj skuadre, jam i pari që marr përsipër përgjegjësitë për këtë rezultat. E di…Jeni të trishtuar, jeni të zemëruar, jeni të zhgënjyer. Disa kritikave që na u bënë ishin të rënda te tjerat ishin të gjitha të justifikuara. Sepse kushdo që vesh këtë fanellë mbart me vete shpresat e këtij vendi. Ne nuk ia dolëm të shpërblejmë ato shpresa në fushë. Dhe përgjegjësinë për këtë e ndjej më shumë nga të gjithë, bashkë me skuadrën. Futbolli nuk është vetëm fitore. Ndonjëherë, prova më e madhe është t’ia dalësh të ringrihesh nga pika ku ke rënë’.