Maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan sot provimit të Matematikës, i treti i Maturës Shtetërore. Ndërkaq, Opozita akuzoi Ministrinë e Arsimit se si me Letërsinë, teza doli në gjimnaze para se ta publikonte ky dikaster. Deputeti demokrat, Luçjano Boçi e publikoi në profilin e tij në “Facebook”, tezen e pretenduar. Boçi i kërkon Ministres Lindita Nikolla të bëjë detyrën e sipas tij, të lërë propagandën boshe.