Rajoni

Sot Samiti i Sofjes; Takimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor

Në kryeqytetin bullgar Sofje, ku sot zhvillohet samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Kosovës takoi homologun e Serbisë dhe Kryediplomaten e Unionit. Në rrjetet sociale, Hashim Thaçi njofton se “Me Aleksandër Vuçiçin e Federica Mogherinin u ra dakort që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të fillojë në një të ardhme të afërt, me mbështetjen e BE-së, Amerikës e të aktorëve tjerë”.