Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Ora 11:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 11:00 ka qenë 16.83%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2603 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 291751 nga 1733981 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 11:00, përqindja e votuesve ka qenë 20.81%.