Sport

Dështuan në Botëror, Spanja nis kërkimet për trajnerin e ri

Pas dështimit në Botërorin e Rusisë, Spanja nis kërkimet për trajnerin e ri. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në “pole position” për të marrë drejtimin e kombëtares  është Sanchez Florez, por edhe ish trajneri i Bracelonës Luis Enrique është një tjetër opsion. Aventura ruse nisi keq për Spanjën, me shkarkimin e Lopeteguit dy ditë para fillimit të kompeticionit, dhe u mbyll me eliminimin nga Rusia në 1/8-at e finaleve.