Prej rreth një ore, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare. Që në nisje, Spartak Braho bëri betimin, pas marrjes së mandatit të deputetit, si kandidat i listës shumë-emërore të PS-së për Tiranën, në vend të Saimir Tahirit. Më pas, ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili paraqiti raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit që drejton për 2017-ën. Ndërkaq, priten me interes zhvillimet në vijim, pasi për demokratët nuk mund të ketë normalitet në Kuvend, nëse Fatmir Xhafaj nuk dorëhiqet nga kreu i Ministrisë së Brendshme.