Rajoni

Standarti i jetesës në Kosovë, më i ulëti në rajon

Pavarësisht përmirësimeve, standardi i jetesës në Kosovë vazhdon të mbetet nën mesataren e rajonit dhe Bashkimit Europian. Vlerësimi i ekspertëve mbështetet në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave në Prishtinë. Në të thuhet se gjatë vitit 2017, konsumi i përgjithshëm ishte 2 mijë e 340 milionë euro, ai i një ekonomie familjare 7 mijë e 803 euro, dhe për kokë, 1mijë e 511 euro. Pjesa më e madhe e buxhetit familjar shpenzohet për ushqime.