Në këto çaste nisin të luhen ndeshjet e fundit të grupit G, Angli – Belgjikë dhe Panama- Tunizi. Në këtë grup nuk priten surpriza pasi Anglia dhe Belgjika kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të botërorit, ndërsa sot luajnë për vendin e parë në grup. Ndërkaq Panamaja dhe Tunizia luajnë vetëm për statistikë pasi nuk kanë më shpresa për kualifikim.