Nga sot, Botërori i Rusisë në Futboll vijon me fazën e 1/8-ave, e cila zgjat 4 ditë dhe sjell 8 supersfida. Një e tillë është përballja e orës 16:00, Francë-Argjentinë, gjerësisht e cilësuar si finale e parakohshme. Por jo më pak spektakël premton dhe ndeshja e mbrëmjes kur në orën 20:00, zbresin në fushë Uruguaji e Portugalia.